Sot vetëm një rast pozitiv me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Personi i infektuar është rast kontakti nga Komuna e Vushtrrisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë marrë 267 mostra dhe vetëm një person ka rezultuar pozitiv.

Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 është 1 mijë e 48 raste, derisa janë shëruar 801.

Sot poashtu janë shëruar 7 pacientë.