Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës plenare të nisur një të ditë më parë.

Seanca do të nis në orën 11:00.

Ndërkaq, në orën 16:00 do të mbahet raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19

Rendi i ditës i seanëcës së orës 11:00:

  1. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),
  2. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
  3. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,
  4. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.