Sot vazhdojnë punimet e dy seancave dhe mbahet seancë e re e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me dy seanca plenare si dhe mbajtjen e një seancë të re.

Në ora 10:00 do të vazhdojë seanca e parë për votimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat nuk kanë arritur të shqyrtohen në dy seancat e mëparshme për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkaq, në seancën e dytë që pritet të nis në ora 10:30, në rend të ditës është votimi i Propozim-rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kurse, seanca e re në ora 11:00 përmban 9 pika në rend dite.

Rendi i ditës i seancës së orës 10:00:

  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Rendi i ditës i seancës së orës 10:30:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Rendi i ditës i seancës së orës 11:00:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  4. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT),
  5. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
  6. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019,
  7. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
  8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.