Foto: Facebook / Qendra e Studentëve - Prishtinë

Sot testohen 98 persona nga karantina e konvikteve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot gjatës ditës, e shtune, priten të testohen 98 persona për Coronavirus nga ata që janë duke qëndruar në karantinë në Qendrën e Konvikteve.

“Gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 98 persona të tjerë, të cilët në QS janë karantinuar me datën 20 mars 2020”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria poashtu ka njoftuar se mbrëmë janë testuar 36 persona nga karantina e konvikteve, ku 1 person ka dalë pozitiv ndërsa 35 të tjerë kanë dal negativ.

Qendra e Studentëve tash e gati 3 javë është shpallur zonë karantinimi për qytetarët e Kosovës që janë kthyer nga shtetet e tjera.