Sot takimi letraro-artistik “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Sot nga ora 11:00 në Kishën “Shën Abrahami” në Llapushnik, mbahet takimi letraro-artistik dhe shpirtëror “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Takimi sivjet është emëruar “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në shenjë përkujtimi të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

Kjo ngjarje kulturore ka karakter garues, me ç’rast do të shpërblehen tre vendet e para për poezitë më të mira dhe tre punimet më të bukura artistike që do vlerësohen nga juria profesionale.

Ky është viti i dytë, i këtij organizimi dhe ky takim mëton të jetë tradicional, me qëllim që çdo vit t’i kushtohet personaliteteve të ndryshme kombëtare e humane, që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.