Sot takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Koordinatorët nga Kosova dhe Serbia sot do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve, kësaj radhe në nivel të ekspertëve.

Nga pala e Kosoëvs, në këtë takim do të marrë pjësë koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni dhe Ibrahim Makolli si përfaqësues për personat e pagjetur.

Kryeministri i Kosoëvs, Avdullah Hoti të mërkurën bëri të ditur se delegacioni i Kosovës do të shkojë në Bruksel për të draftuar marrëveshjen finale për çështjen e të pagjeturve.

Hoti ka deklaruar se Hyseni do të flas në emrin e tij në dialog.

“Në përputhje me platformën tonë për proces të dialogut dhe vendimin e qeverisë të marrë para dy jave, unë e kam emëruar dje z. Skender Hyseni si koordinator shtetëror për procesin e dialogut. Ai flet në emër timin në tavolinën e dialogut. Ai ka këtë kompetencë. Do të më përfaqësojë mua si kryeministër në procesin e dialogut”, shtoi kryeministri.

Lidhur me dialogun dhe takimet e kaluara në Bruksel, Hoti pritet të raportojë të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Hoti: Skender Hyseni flet në emër timin në tavolinën e dialogut