Sot shqyrtohen akreditimet për universitete, ambasada e ShBA-së kërkon pavarësi të plotë të KShC-së

Sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë do të mbajë mbledhjen ku do të vendosen akreditimet institucionale për universitete dhe kolegje private.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ambasada e ShBA-së në Kosovë duke thënë se e mbështesin pavarësinë e këtij bordi pa ndikime të jashtme.

“Sot, Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës po shqyrton aplikimet e akreditimit universitar në Kosovë. Ne mbështesim pavarësinë e këtij Bordi, pa ndikim të jashtëm, në mënyrë që të sigurojmë arsim cilësor të disponueshëm për çdo student. E ardhmja e Kosovës varet nga përgatitja e studentëve të saj sot”, ka thënë ambasada në një postim në Facebook.

Pavarësisht pandemisë me COVID-19, Agjencia e Kosovës për Akreditim kishte bërë vlerësimin e institucioneve nga distanca dhe ka përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, që i’u ka skaduar akreditimi, prej tyre 5  universitete publike dhe 9 kolegjeve private

Sipas drejtorit të AKA-së, Naim Gashi, i gjithë procesi ishte bërë me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është bërë në harmoni me ligjet.

Gashi në një intervistë për KALLXO.com kishte thënë se procedura ka qenë identike me vitet e kaluara, në përjashtim të vizitës në institucione, e cila është zhvilluar në distancë përmes programit ZOOM, ku institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë të gjithë aktorët e institucioneve, përfshirë edhe studentët janë intervistuar nga ekspertët ndërkombëtarë.

Drejtori i ri i Agjencisë së Akreditimit thotë se ka prioritet kthimin në ENQA

.