Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit  

Sot është Dita Ndërkombëtare e Xhazit. 30 prilli në mbarë botën njihet si dita e muzikës xhaz dhe shënohen që nga viti 2011, me një vendim të UNESCO-s. 

Xhazi si stil i veçantë i muzikës lindi nga përzierja e traditave së muzikës afrikane dhe evropiane dhe për herë të parë u shfaq tek komuniteti afro amerikan në fillim të shekullit 20-të në jug të SHBA-së.  

Caktimi i kësaj dite si Dita Ndërkombëtare e Xhazit ka si qëllim vetëdijesimin për muzikën xhaz, vlerat edukuese e mesazhet e paqes të cilat përcjellën përmes kësaj muzike. 

mbarë Botën kjo ditë shënohet me organizime ndryshme. 

Muzika xhaz interpretohet kryesisht me instrument si: saksafoni, tromba, kontrabasi, bateritë, dhe instrumentet elektrike.