FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit 

Çdo 29 prill, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit.   

 Kjo ditë shënohen që nga viti 1982 dhe është themeluar nga Këshillit Ndërkombëtar i Vallëzimit. Kjo ditë përkujton edhe ditëlindjen e reformatorit të vallëzimit, Zhan-Zhorzh Nover  (1727-1810). 

 Dita e Ndërkombëtare e Vallëzimit shënohet me aktivitete të ndryshme të vallëzimit, përmes së cilave përçohen mesazhe miqësie në mes njerëzve. 

 Kjo ditë i dedikohet vallëzimit, gjuhës e cila transmetohet përmes një kombinimi mes lëvizjeve trupore dhe emocioneve. 

 Çdo vit për të shënuar këtë festë vërshojnë mesazhet nga koreografë e valltarë, ndërsa organizohen edhe aktivitete të ndryshme.