Sot shënohet Dita Botërore e Hepatitit

Sot është Dita Botërore e Hepatitit, një sëmundje që i referohet inflamacionit të mëlçisë.

Infeksioni i mëlçisë i cili klasifikohet si Hepatit, përmban këto lloje të hepatitit: Hepatiti A, B, C, D dhe E, secila nga këto lloje shkakton viruse.

Hepatiti A është formë akute dhe është sëmundje me kohë të shkurtër, ndërsa B, C dhe D janë sëmundje kronike, hepatiti E është akut dhe është shumë i rrezikshëm për gratë shtatzëna.

Hepatiti D është sëmundje më e rrezikshme e mëlçisë.

Simtomat  e hepatitit të cilat nuk duhet neglizhuar:

– lodhje

– simptoma të ngjashme me gripin

– urinë e errët

– zbehje në fytyrë

– dhimbje barku

– humbje e oreksit

– humbje në peshë për një peridhë të shpejtë

– zverdhje e lëkurës dhe syve.

Për të vërtetuar nëse një person është i infektuar me Hepatit, duhet të bëhet testi dhe në rast se rezulton pozitiv duhet të konsultohet me mjekun specialist për të filluar testimet me tutje.