Sot, rreth 180 mijë raste të reja në botë me coronavirus

179 mijë e 883 raste të reja janë shënuar sot në të gjithë botën me COVID-19, si dhe mbi 3 mijë e 900 persona të prekur me coronavirus kanë vdekur.

Aktualisht vazhdojnë të mbetën aktiv rreth 5 milionë raste me virusin corona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë sa përket numrit të rasteve të reja me plus 46 mijë të tilla dhe me 888 vdekje të regjistrura në 24 orët e fundit.

Rreth 17 milionë është numri i të gjithë personave të infektuar me COVID-19 që nga rasti i parë, ndërsa mbi 11 milionë janë shëruar.

Në Kosovë gjithsej 8 mijë e 104 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin corona, 4 mijë e 463 janë shëruar ndërsa 212 kanë mbetur të vdekur, ndërsa vetëm sot janë regjistruar 226 raste të reja dhe 15 vdekje.