Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut para Qeverisë

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot në ora 12:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e protestës është  që të ju lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes.

Në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.