Qeveria Kurti- Foto:ZKM

Sot pritet të votohen kandidatët për kryetar dhe anëtarë të bordit të OShP-së

Qeveria e Kosovës pritet që në mbledhjen që do të mbahet sot të votojë kandidatët për anëtarë të bordit dhe kryetar të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu.

Organi Shqyrtues i Prokurimit tash e 11 muaj ka mbetur pa bordi. OShP e cila njihet edhe si gjykata e tenderëve ka shkaktuar probleme për shkak të bordit.

OShP pa bord tash e 9 muaj, rreth 600 ankesa nga kompanitë