Kuvendi Komunal i Gjilanit - Foto: Facebook
Sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Gjilan
Kuvendi Komunal në Gjilan pritet që sot të mbajë mbledhjen në të cilën do të zgjedhë kryesuesin e Kuvendit.
Sipas njoftimit për media, kjo mbledhje urgjente pritet të filloj në ora 15:00.
Në rend dite të kësaj mbledhje është betimi i anëtarëve të Kuvendit si dhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit.
Mbledhja e Kuvendit Komunal ishte paraparë të mbahet dje, mirëpo ishte shtyrë në një afat të pacaktuar.
Pas fitores në balotazhin e mbajtur më 14 nëntor, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje është betuar si kryetar më 9 dhjetor 2021.
Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë, në të kundërtën asambleja shkon në zgjedhje të reja.
Në bazë të rezultateve nga 35 ulëse sa i ka Kuvendi Komunal i Gjilanit, LDK-ja do të ketë 14 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 10 ulëse, PDK-ja ka 5 ulëse, AAK-ja ka 2 ulëse ndërsa me nga një ulëse do të përfaqësohen AKR, LS, Vatra dhe PDTK-ja.
Kuvendi Komunal ka kohë deri më 9 janar që ta zgjedh kryesuesin, në rast se ai nuk zgjidhet deri në këtë datë, Gjilani mund të shkoj përsëri në zgjedhje për Kuvend Komunal të Gjilanit.
Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për zgjedhjen e kryesuesit