Ilustrim

Sot pritet të ketë përmirësim të furnizimit me rrymë

Edhe pse paraditen e së enjtes ka pasur reduktime të energjisë elektrike, KEDS-i thotë se mund të ketë përmirësim të furnizimit me energji.

Që nga e hëna e 15 gushtit, në Kosovë janë rikthyer reduktimet e rrymës, pas kërkesës së KOSTT-it, pasi sipas tyre aktualisht vendi ynë po përballet me disbalancë sa i përket prodhimit dhe konsumit të energjisë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, për KALLXO.com ka thënë se ka sinjale të përmirësimit.

“Ka sinjale se mund të ketë përmirësim, por të presim. Nuk mund të themi paradite apo pasdite, por ka sinjale të përmirësimit për diten e sotme dhe ditët në vijim” – ka thënë Buzhala përmes telefonit.

Tutje, Buzhala ka thënë sa i përket furnizimit, instruksionet KEDS i merr prej KOSTT dhe në bazë të tyre veprojnë.

“Por që nuk mund të them me siguri, sepse ne i ndjekim strikt instruksionet e KOSTT-it, edhe flasim vetëm për energjinë që është e siguruar” – ka bërë të ditur Buzhala.

Ndërsa dje Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë – KOSTT, ka thënë se instruksionet për reduktime të rrymës do të mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës.

KOSTT: Instruksionet për reduktime të rrymës mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës