Sot pritet të ketë mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme parashikon se do të mbajë mot me diell por edhe do ketë vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shkojnë ndërmjet 32-33 gradë celsius.

Sipas IMHK, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë por në disa lokalitete me intensitet më të fortë.