Qeveria Kurti II

Sot pritet të anulohen emrat e propozuar nga qeveria Hoti për bord të ZRrE-së

Qeveria e Kosovës pritet që në mbledhjen e sotëm të saj të shfuqizojë vendimin e qeverisë së kaluar  për propozimin e tri emrave për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Në bazë të rendit të ditës të Qeverisë, thuhet se do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimin për anulimin e vendimit të Qeverisë së datës 24 dhjetor.

Më këtë datë, kryeministri Hoti kishte propozuar që t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës emrat e kandidatëve Vehbi Safiun, Luan Morina dhe Bekim Jakupi për kryesues të bordit të ZRrE-së.