Majlinda Kelmendi, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Sot përurohet shtatorja e Majlinda Kelemendit

Në qytetin e Pejës sot në orën 11 do të përurohet shtatorja e xhudistes olimpike, Majlinda Kelmendi.

I pranishëm  në këtë ceremoni do të jetë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Mairus Vizer.

Mbrëmë Majlinda Kelmendi është zgjedhur sportistja e vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në konkurrencën e femrave.

Xhudistja nga Peja është sportistja e parë e Kosovës e cila arriti të fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Ndërsa në vitin 2020, në Lojërat Olimpike, ajo shpreson që do t’ia dalë ta mbrojë titullin si dhe ta fitojë sërish medaljen e artë.