Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sot përfundon afati i aplikimit për kandidatët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Sot në orën 16:00, përfundon afati për aplikim të subjekteve politike, (partitë politike, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Kështu e ka konfirmuar për KALLXO.com Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.

Sipas Elezit, deri më tani i kanë pranuar tri kërkesa për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok); Iniciativa Qytetare Mitrovica vetëm për një komunë (Mitrovicë e Veriut); ashtu si edhe Partia Kosovskih Srba (Leposaviq)”- tha Elezi për KALLXO.com.

Ndërkaq, dje në mbledhjen e KQZ-së, u bë me dije se 14 subjekte politike ndër to edhe Lista Serbe, janë deklaruar se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna.

Lista Serbe dhe 13 subjekte të tjera deklarohen se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri