Sot numër më i vogël i vdekjeve nga COVID-19

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë vdekur tre persona nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se sot janë shënuar edhe tre raste të vdekjes si pasojë e virusit COVID-19

Sipas njoftimit të IKSHP-së, Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.