Insulina - Ilustrim RTK

Sot nis shpërndarja e insulinave në QKMF-në e Gjakovës

Drejtoria Për Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës ka njoftuar se sot gjatë ditës do të bëhet shpërndarja e insulinave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

“Sot fillon shpërndarja e insulinave në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare (objekti i ri)’’thuhet në njoftimin për median të cilën e ka publikuar faqja e Komunës së Gjakovës.

Përmes njoftimit është bërë e ditur se do të shpërndahen tre lloje të insulinave.

“Janë tri lloje të insulinave në dispozicion: Novomix, Levemir dhe Novorapid’’ thuhet në fund të njoftimit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për mungesën e insulinave për pacientët në Kosovë.

Prishtina hap tender për furnizim emergjent me insulina, Ministria e Shëndetësisë dy muaj pa furnizim