Sot nis shitja e biletave për ndeshjen kundër Burkina Faso

Të gjithë tifozët të cilat janë të interesuar për të parë Kosovën nga afër kanë mundësi që sot gjatë ditës të pajisen me biletë për ndeshjen miqësore që Kosova e zhvillon kundër Burkina Fasos.

Shitja e biletave nis nga ora 16:00 dhe shitja e tyre do të bëhet përmes platformës online.

Po ashtu janë bërë publike edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje miqësore.

“Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshja Kosovë-Burkina Faso zhvillohet me datën 24 mars duke filluar nga ora 18:00.