Sot nis numërimi i votave nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në qendrën e numrit të votave, QNR, nga ora 16:00 pritet të nis numërimi i votave të diasporës të ardhura me postë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot, në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë dhe që u takojnë 19 nga 21 komunat ku është mbajtur raundi i dytë”, ka thënë Elezi.

Poashtu sipas Elezit nga KQZ-ja është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës.

“Nga procesi i vlerësimit del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2 mijë 658 prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379. Ndërsa numri i fletëvotimeve që nuk kanë plotësuar kriteret ligjore është 279”, thuhet në përgjigjen e Elezit për KALLXO.com.

Në bazë të rezultateve del se Komuna ku ka pasur numër më të vogël të votave nga diaspora është komuna e Drenasit ndërsa Komuna me numrin më të madh të votave nga diaspora është Juniku.