
Teatri i Gjilanit
Sot nis manifestimi "Flaka e Janarit 2022"
11.1.2022 - 09:49
Sot në Gjilan nis manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2022”.
Aktivitetet e këtij manifestimi fillojnë në ora 10:00 me homazhe për dëshmorët, për të vazhuar pastaj me vizitën në kazermën e Ushtrisë së Kosovës dhe ndezjen e Flakadanit të Flakës, para Teatrit të Qytetit.
Edicioni i sivjetmë i “Flakës” do të zgjas deri më 31 janar 2022 me organizimin e një sërë aktivitetesh kulturor artistike.
Edhe këtë viti do të mbahen akademi, tryeza letrare, ekspozita, festival të dramës, muzikës, etj.
Manifestimi “Flaka e Janarit” organizohet nga Komuna e Gjilanit.