Basketboll, Foto: FBK

Sot nis gara për Superkupën e Kosovës në basketboll

Prizreni do të  jetë nikoqir i basketbolldashësve nga 7 deri më 11 shtator 2024.

Tetë skuadra të Superligës në basketbollin kosovar do të përballen për garën e Superkupës.

Ndeshja hapëse do të jetë në mes fitueses së katërfishtë në edicionin e kaluar, KB Trepçës dhe ekipit që ia bënë sefte elitës së basketbollit, KB Bora.

Ndeshja pritet të zhvillohet në ora 17:00 në “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja e dytë të jetë mes KB Prishtinës dhe KB Vllazënimit nga ora 20:00.

Të dielën do të ketë lojë sërish.

Në ora 17:00 do të përballet KB Peja  me KB Proton Cable Prizreni.

Ndërsa, në ora 20:00 KB Golden Eagle Ylli me skuadrën nga Prizreni, KB Bashkimi.