Sot nis ‘Flaka e Janarit’ në Gjilan

Sot në  Gjilan nis edicioni i 29-të i manifestimit shumëkulturorë mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”, me nderimet për dëshmorët e qytetit dhe ndezjen e flakadanit të ‘Flakës së Janarit’.

Në kuadër të këtij manifestimi Gjilani organizon nderime para dëshmorëve dhe lapidarit. Te Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan në orën 11.

Në të njëjtin vend , në orën 17  bëhet  edhe ndezja e flakadanit të ‘Flakës së Janarit’.

Sipas traditës, gjatë këtij manifestimi do të ketë një sërë aktivitetesh, si ekspozita kolektive e artit pamor, aktivitete muzikore, festivali i teatrit mbarëkombëtar, orë letrare, etj.

Edicioni i 29-të i Manifestimit “Flaka e Janarit 2020” mbyllet me 31 janar 2020 me “Fest-Flakën”, që sipas programit mbahet duke filluar në ora 17:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.