Sot nis festivali i dramës ‘Talia e Flakës’ në Gjilan

Festivali i Dramës Shqipe, “Talia e Flakës” do të nis sot në ora 20:00 me shfaqjen e premierës “Fausti”, një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar, të Teatrit të Gjilani dhe atij “Bekim Fehmiu” të Prizrenit.

Festivali do të zgjas deri më 28 dhe, përveç shfaqjes “Fausti”, këtë edicion do të prezantohen edhe shfaqjet: “Nyjat” nga Teatri Shqiptar i Shkupit, “Toka e shpirtrave të trazuar” nga Artpolis, “Burrnesha” nga Qendra Multimedia & Teatri ODA, “Babai dhe Babai” – Teatri INTEGRA  dhe “Pak pakt” të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë.

Sipas organizatorëve të festivalit, shfaqjet do të shoqërohen me tryeza debate mbi shfaqjet e prezantuara, por edhe mbi dramën shqipe në përgjithësi.

Shfaqje do të jepen në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. “Talia e Flakës” mbahet në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”.

‘Talia e Flakës’ 2023 – programi