Sot nis Festivali ‘Art Without Limit International Film Festival’

Sot nis edicioni i 2-të i Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”.

Programin i shfaqjes së filmave nis nga ora 11:00, ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes zhvillohet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë nga ora 18:00.

Gjatë këtij edicioni do të shfaqen 50 filma vendor dhe ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër, me tematikë për persona me nevoja të veçanta.

Programi zyrtar i filmave garues mbahet më 1 dhe 2 dhjetor 2021 në ‘Kino Armata’. Ndërsa ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e çmimeve të festivalit mbahet më 3 dhjetor 2021, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit.

Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe OJQ “Art Without Limit”.