Sot nis edicioni i 12-të i festivalit ‘MittrixFest’ në Mitrovicë

Edicioni i 12-të i Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicës, “MittrixFest” do të nis sot në Mitrovicë.

“MittrixFest” është festivali i vetëm i profilizuar në zhanrin e komedisë në gjithë Republikën e Kosovës.

Festivali hapet me komedinë “Burri i gruas sime” të Teatrit të Qytetit të Kumanovës të Maqedonisë së Veriut, që shfaqet në ora 19:00.

Ndërsa deri në mbyllje, më 29 të këtij muaji, do të shfaqen edhe 5 komedi tjera nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Të gjitha shfaqjet do të jepen në Qendrën e Kulturës – Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena”, duke filluar nga ora 19:00.

Përveç shfaqjeve, gjatë këtij festivali do të ketë edhe workshop për teatrin dhe një ekspozitë me punimet e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Festivali ka karakter garues dhe një juri në përbërje të: Timo Flloko, Elmaze Nura dhe Besar Zahiti, do të ndajë çmimet e këtij edicioni.

Hyrja për të parë shfaqjet e festivalit është falas.

Edicioni i 12-të i festivalit “MittrixFest” mbyllet të shtunën, më 29 tetor 2022.