Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sot nis 'Defender Europe 23'

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbahet ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit “Defender Europe ’23”.

Ceremonia e hapjes do të nis nga ora 11:00.

Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti; ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari etj.

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

Objektivat kryesore të ushtrimit “Defender Europe” për Kosovë kanë qenë: ngritja e ndërvepruueshmërisë, rritja dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë me aleatët, validimi i kapaciteteve të para të këmbësorisë duke e realizuar ushtrimin fushor ku janë ushtruar detyrat sulmuese, stabilitetit dhe mbrojtëse, rritja e ndërvepruieshmërisë në aspektin e inteligjencës dhe marrëdhënieve civile ushtarake përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve.