(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Sot në Kosovë shënohen temperaturat më të larta të javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell.

Sipas tyre temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë sot (e martë).
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s.