Sot në Kosovë lansohet fushata ‘Së bashku kundër #COVID-19’

Në Kosovë sot do të lansohet fushata “Së bashku kundër #COVID-19”.

Kjo fushatë do të lansohet nga Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe pjesëmarrës tjerë.

Aktiviteti do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00.

Kosova aktualisht po përballet me gjendje të rëndë për shkak të pandemisë COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e 590 raste nga 41 mijë e 615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes.