Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sot në katedralen ‘ Shën Nënë Tereza’ kremtohet Dita e Krishtlindjeve

Me fillim nga ora 11:00 në katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, do të kremtohet Dita e Krishtlindjeve.

Ndërsa Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se Sh.T. Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë Ditën e Krishtlindjeve në katedralen ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren, po ashtu me fillim nga ora 11:00.

Festimet për Krishtlindjet në katedralen e Prishtinës kanë filluar mbrëmë me ‘Koncertin e Krishtlindjes’ ku u kënduan këngë dhe u shfaqë koreodrama ‘Nënë Tereza’ nga koreografja Suzana Denica, kurse mbesha solemne u mbajtë në ora 24:00.