ilustrim: Naser Fejza

Sot mot i vranët, i përcjellë me rënie të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjellë me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja.

“Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike.