Ilustrim Punimet gjatë rrugës Kijevë - Zahaq, segmenti Kijevë - Dollc, Foto:Kryeministria, 19.07.2024

Sot minimi masiv shkëmbor, kjo është rruga ku do të ndalohet qarkullimi

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin. Nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftim./ Dukagjini