Foto: HTV / IMS

Sot merret vendimi për shoferin që dyshohet se shkaktoi vetaksidentin në Kroaci

Shoferi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin e së dielës në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci, në të cilin 10 njerëz kanë vdekur, dje është dërguar në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut, ndërsa sot do të merret vendimi për të.

Siç ka raportuar policia të dielën, shoferi do të raportohet penalisht për dyshimin e kryerjes së një vepre penale nga neni 227 i Kodit Penal – shkaktimi i një aksidenti trafiku në trafikun rrugor, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burg, raporton index.hr,  transmeton RTV21.

Prokuroria e qarkut ka bërë të ditur se shoferi është mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar dje në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.

Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë të dielën në mbrëmje janë ndezur qirinj, ndërsa dita e hënë është shpallur ditë zie.