Sot më shumë të shëruar nga COVID-19 se sa raste të reja

Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 115 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me coronavirus.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me anë të një njoftimi ku ka treguar edhe se numri total i të shëruarve ka arritur në 10 mijë e 546.

Numri aktiv i të infektuarve me COVID-19 është 3 mijë e 10.

Gjithashtu 92 persona kanë rezultuar me coronavirus në 24 orët e fundit pas testimit të 457 mostrave të dyshimta.

IKSHPK ka njoftuar se rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se shtatë pacientë kanë vdekur nga coronavirus. Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 563.

Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.