Ilustrim, Mbledhja e Qeverisë së Kosovë Foto: ZKM

Sot mblidhet qeveria

Sot pritet të mbahet mbledhje e radhës e kabinetit qeveritar.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, Qeveria Kurti 2 pritet të mblidhet në ora 13:00.

Mëngjesin e sotëm kryeministri, Albin Kurti mbajti mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Kurti në këtë takim tha se kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për vendin tonë në kuptimin e standardeve që duhen arritur dhe plotësuar do të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe me përkushtimin e nevojshëm.