Takimi i 04.05.2022 | Foto: Mirosllav Lajcak

Sot mbahet takimi Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyra për media e BE-së kishte bërë të ditur se takimi ndërmjet dy liderëve do të jetë më 18 gusht në Bruksel me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dje në mbrëmje me Mirosllav Lajçak, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Fillimisht do të ketë takime dypalëshe midis përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi i Kurtit me Borrellin është paraparë të mbahet rreth orës 09:30.

Ndërkaq, takimi trepalësh do të nisë më 10:30.

Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiqin