Sot mbahet seanca e Kuvendit, diskutohet për arsimin dhe për rrymën në veri
06.5.2021 - 09:41
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare.
Seanca është thirrur të nis në orën 10:00.
Në këtë seancë mes tjerash, do të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.
Gjithashtu pikë tjetër është edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e ndërmarrjes “KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.
Rendi i ditës i seancës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,
- Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.