Sot mbahet nata finale e Festivalit të 60-të të Këngës në RShT

Sonte mbahet nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Nata e fundit e “Fest ’60” do të nxjerrë edhe përfaqësuesin e Shqipërisë për në Festivalin Evropian të Këngës, “Evrovizion”, që mbahet vitin e ardhshëm në Itali.

Dy netët e para të këtij festivali janë mbajtur më 27 dhe 28 dhjetor 2021.

Janë 20 këngë të përzgjedhura, të përcjella live nga Orkestra Simfonike e RTSh-së për edicionin e sivjetmë të këtij festivali.

Këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSh janë:

  1. Theje- Alban Ramosaj
  2. Pse Nuk Flet, Mama? – Denis Skura
  3. Refuzoj – Eldis Arrnejti
  4. Triumfi I Jetës – Endri & Stefi Prifti
  5. Hijena – Ester Zahiri
  6. Me duaj – Evi Reci
  7. Në Ëndërr Mbete Ti – Gjergj Kaçinari
  8. Deluzional – JANEX
  9. Kujë – Kastro Zizo
  10. Vallëzoj Me Ty – Kejsi Rustja
  11. Meteor – Kelly
  12. Per Dreq – Mirud
  13. Dua – Olimpia Smajlaj
  14. E jemja nuse – Rezarta Smaja
  15. Sekret – Ronela Hajati
  16. Nën Maskë – Saimir Çili
  17. Një – Shega
  18. Padrejtësi – URBAN Band
  19. Eja si erë – Viola Xhemali
  20. Baladë – Xhuljana Pjetra