Foto: FFK

Sot luhet miqësorja Kosovë - Maltë, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosova në futboll zhvillon sot miqësoren e radhë me kombëtaren e Maltës.

Ndeshja zhvillohet sot në ora 18:00 në Klagenfurt të Austrisë.

Kosova do të luajë me formacionin 4-3-3.

Lirim Kastrati, Milot Rashica e Arbër Zeneli do të jetë treshja sulmuese e “Dardanëve” për këtë ndeshje.

Kurse, Malta do të luajë me formacionin 3-4-2-1.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë maksimalisht të motivuar për ndeshjen e sotme, pasi fitores 4:1 kundër San Marinos, miqësores që u zhvilluar pak ditë më parë në Prishtinë.

“Dardanët”, ndeshjen e sotme do ta zhvillojnë me mungesa pasi për në Austi nuk kanë udhëtuar Vedat Muriqin e Samir Ujkanin, dhe Lorik Emini.

Në dispozicion të përzgjedhësit të “Dardanëve”, Bernard Challandes nuk do të jetë as futbollisti i “Hammarby IF”, Astrit Selmani.

Formacionet: