Gisele Pelicot. Foto: AP

Sot jepet verdikti për 51 burrat të akuzuar për dhunimin e Pelicotit

Gjyqtarët, në qytetin francez Avignon, do të shpallin verdiktin për 51 burra, të enjten, më 19.12.2024, në një gjyq masiv për dhunim, i cili një grua 72 vjeçare, e ka kthyer në ikonë feministe – raporton BBC.

Për gati një dekadë, Gisele Pelicot u drogua nga ish-bashkëshorti i saj Dominique, i cili më pas ftonte dhjetëra burra, të cilët kishte rekrutuar në internet, për të bërë seks me të në shtratin e saj në shtëpi. Ndërsa, ajo ishte pa ndjenja dhe pa vetëdije.

Ishte vendimi i saj për të hequr dorë nga anonimiteti dhe për gjyq të hapur – sipas fjalëve të saj.

Megjithëse, Dominique Pelicot pranon akuzat kundër tij, shumica e burrave të tjerë në gjyq mohojnë se ajo që ata bënë ishte dhunim.

Prokurorët kanë kërkuar dënime me burg, të cilat variojnë nga katër deri në 20 vjet – dënimi maksimal për akuzën e dhunimit të rëndë.

Një nga të pandehurit, i cili ka pranuar akuzat, ka thënë se gjykimi ka qenë ‘i nxituar’ dhe ‘i dështuar’.

Aktivistët thonë se ky rast dëshmon nevojën, që pëlqimi të përfshihet në Ligjet e Francës për përdhunimin. Si në vendet e tjera europiane.

Nga viti 2011 deri në vitin 2020, Dominique Pelicot i dha gruas ilaçe qetësuese e pilula gjumi pa dijeninë e saj – duke i kthyer në pluhur dhe i shtoi në ushqimin e pijen e saj.

Gisele Pelicot pësoi humbje të kujtesës për shkak të drogës dhe ka folur për 10 vjet të humbura të jetës së saj.

Ai u kap përfundimisht, sepse një roje sigurie e denoncoi në Polici, për fotografimin e pjesës së poshtme të grave në një supermarket.

“Mendova se ishim një çift i lidhur ngushtë.” – deklaroi ajo, njëherë në Gjykatë. Në vend të kësaj, burri po hynte në një faqe famëkeqe interneti – por tani të ndaluar – për të ftuar burra vendas në shtëpinë e tyre, për të bërë seks me të. Ndërsa, ajo ishte në komë.

“Unë u sakrifikova në altarin e vesit.” – ka deklaruar Gisele Pelicot, në fillim të gjyqit.

Që nga fillimi i shtatorit, gjyqtari Roger Arata dhe katër kolegët e tij kanë dëgjuar se si 50 burra, tani të moshës 27 e 74 vjeç, vizituan shtëpinë e Pelicots, në fshatin Mazan.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com