Sot jepet premiera e baletit ‘Romeo & Zhulieta’

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje, premierën e baletit “Romeo & Zhulieta”, me koreografi të Konstantin Uralskit.

Shfaqja jepet në ora 20:000 në Skenën e Teatrit Kombëtar.

Baleti ‘Romeo & Zhulieta” është e stilit klasik me elemente moderne, e ndarë në dy akte.

Kjo shfaqja është premiera e parë për këtë vit e BKK-së, i cili këtë vit shënon edhe 50 vjetorin e themelimit të tij.

Repriza e këtij baleti jepet nesër në të njëjtën kohë, në skenën e TKK-së.