Foto: REL

Sot janë shëruar 85 persona nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit ublik ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 85 persona nga virusi COVID-19.

Sipas IKSHP-së, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive).