Ilustrim

Sot hynë në fuqi vendimi i Qeverisë - Automjeteve të mallrave me peshë mbi 7.5T iu ndalohet qarkullimi në këto rrugë

Nga sot hynë në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës që të ndalohet qarkullimi në auto-udhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka njoftuar se ky vendim do të hyjë në fuqi nga 14 korriku deri më 31 korrik të këtij vit.

Ky vendim është marrë pasi rekomandimit të Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.