Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Sot fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 6 tetorit

Votimi përmes postës, për votuesit jashtë vendit, për zgjedhjet e 6 tetorit, pritet që të fillojë sot gjatë ditës. Poashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të vendos për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, i Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës, poashtu do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të mbahen më gjashtë qershor, ndërsa dje KQZ ka bërë tërheqjen e shortit për numrat e partive politike.