Sot fillon viti i ri akademik për institucionet e arsimit të lartë

Sot ka filluar viti i ri akademik 2020/2021 për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj i ka uruar suksese studentëve gjatë studimeve.

“Po fillojmë këtë vit akademik, me një sfidë të përbashkët – pandeminë COVID-19. Por, studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës, kanë ditur gjithmonë t’iu prijnë proceseve të rëndësishme gjatë historisë. Jam i sigurt, se edhe ju keni po të njëjtën fuqi për të sfiduar vështirësitë, pra edhe kushtet e studimeve në forma që mund të ndryshojnë si shkak i pandemisë” ka shkruar Likaj në Facebook.

Viti i ri akademik për institucionet e arsimit të lartë ka filluar në formën online dhe të kombinuar.