Sot fillon rrugëtimi i Kosovës për Euro 2024

Përfaqësuesja e Kosovës do të startojë kualifikimet për EURO 2024 në udhëtim te Izraeli.

Ndeshja zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, nga ora 18:00.

Izraelitët luajnë në shtëpi dhe do ta kenë përkrahjen e 30 mijë tifozëve.

Përveç izraelitëve, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Zvicrën e shqiptarëve, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kosova këtë takim do ta luajë me fanellën e tretë, atë të zezë, pasi Izraeli do të luajë me fanellën e kaltër me të bardhë, shkruan Telegrafi.

Kosova cilësohet si favoritë për të kaluar grupin, pas Zvicrës, por që edhe Izraeli di të jetë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.

Një fitore në Tel Aviv, do të ishte një hap i madh në kalim të grupit, pasi nikoqirët në rrethin tjetër takohen me Zvicrën.

Përzgjedhësi Alain Giresse, në konferencën për media, ka deklaruar se ekipi i tij është përgatitur në çdo aspekt dhe ka udhëtuar me synim për të realizuar fitore./Telegrafi