Rrugët njëkahëshe në Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Sot dhe nesër vazhdon testimi për rrugët njëkahëshe në kryeqytet

Disa rrugë në Prishtinë do të jenë të mbyllura për qarkullim gjatë së shtunës dhe të dielës.

Kështu njoftoi ekzekutivi lokal që drejtohet nga Përparim Rama.

Ky është testimi i dytë që Komuna e Prishtinës po i bën për disa rrugë në kryeqytet për të parë nëse do të funksionoi aplikimi i disa rrugëve njëkahëshe.

“Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet”, thuhet në njoftim.

Rrugët njëkahëshe në Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Komuna njoftoi edhe për rrugët që do të jenë njëkahëshe gjatë kësaj fundjave.

“Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore dhe Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë: